“Asnjë njeri përpos AAK-së nuk kisha pas qejf me pa në punë në Kosovë”, deklarata që zbulon një të vërtet të dhimbshme

“Asnjë njeri përpos AAK-së nuk kisha pas qejf me pa në punë në Kosovë”, deklarata që zbulon një të vërtet të dhimbshme

Ish-deputeti nga partia e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, në media kishte dhënë arsyetime lidhur me skandalin e punësimeve familjare nga partia e tij nëpër institucione publike.

Demaliaj ishte shprehur  se përpos njerëzve të AAK’së nuk ka dëshirë tjetër kush të punësohet në institucione publike.

Ky ish-deputet i partisë së Ramush Haradinajt njihet për gjuhen e tij skandaloze. Deklaratat e tij një herë e cuan edhe në burg. Por ai njihet edhe për këtë deklaratë: “Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës”.

Punësimet në Postë Telekomin e Kosovës ishin kthyer në qendër të vëmendjes, ku deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj kishte kërkuar që të publikohet e gjithë lista e njerëzve të punësuar aty.

Ai ishte pyetur për deklarimet se ka të punësuar 12 persona në PTK,  i cili ishte shprehur se nuk ka informacione më të hollësishme, por që sipas tij do të duhej të publikohej lista e personave që punojnë në PTK.

Demaliaj kishte shtuar se edhe nëse janë punësuar 38 persona nga AAK nuk ka asgjë të jashtëzakonshëm.

“Pavarësisht kush janë ata le të publikohet lista dhe të jemi për transparencë. Kukan punësuar 38 veta të AAK-së kuka ba nami prej 2 mijë e 500 vetave”.

Lidhur me punësimet në PTK, kishte reaguar edhe  ministri në largim, Valdrin Lluka gjatë komisionit parlamentar ishte shprehur se punësimet kanë qenë konform procedurave për rekrutim dhe se i takon drejtësisë nëse kontratat duhet t’u shkëputen.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shpejt ishte distancuar nga deklarimet e deputetit të tij, por qeverisja e tij njihet për shumë skandale, e njeri prej tyre është edhe punësimi jo vetëm i militantëve, por edhe i familjarëve.


Gjatë qeverisjes së AAK-së, në Post Telekom janë punësuar 234 person., një pjesë e mirë e tyre militant të kësaj partie, ose familjarë të ftyrave eminente të partisë dhe punësimet kryesisht ishin me kontrata mbi vepër. Madje edhe kunata e Ramush Haradinajt, Vesë Haradinaj ka marrë njërin nga postet kryesore në këtë kompani, atë të Drejtoreshë së Marketingut.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks