Asnjë rezultat në takimin e sotëm Kosovë-Serbi

Asnjë rezultat në takimin e sotëm Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës ka njoftuar opinionin se pas takimit në mes Kosovës e Serbisë në Bruksel është biseduar për zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve”.

Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skender Hyseni me ekipin e tij është takuar me Delegacionin e Serbisë, në dialogun të iniciuar nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, Miroslav Lajçak.

“Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë. Temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Diskutimi ka qenë i gjatë. Por përafrim të qëndrimeve për këto çështje nuk ka.

Megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës. /Insajderi.com