
Asnjë vdekje nuk është regjistruar në njëzetekatërorët e fundit si pasojë e Coronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar 63 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa gjatë ditës së fundit janë shëruar 87 persona.
Numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15.333, ndërsa numri i të shëruarve në 12.987.
Kjo nënkupton që raste aktive me virusin COVID-19 tani janë 1.730.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec. /Insajderi.com