Asnjë vrasje në rajonin e Mitrovicës gjatë vitit 2020

Asnjë vrasje në rajonin e Mitrovicës gjatë vitit 2020

Asnjë vrasje nuk ka ndodhur në rajonin e Mitrovicës gjatë vitit 2020, njofton Insajderi.

Policia rajonale e këtij qyteti në njoftim deklaroi se përpos se nuk është regjistruar asnjë vrasje, ka edhe më pak krime të tjera.

“Krahasuar me vitin paraprak, rënie të veprave penale kanë shënuar veprat ( grabitje për -36%, lëndime të lehta trupore -26%, vjedhje të rënda -3,5%, sulm ndaj personit zyrtar -53%, falsifikim i parasë -30%). Ndërsa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor rënie të rasteve kanë shënuar aksidentet me lëndime -18%, rrezikim i trafikut publik -43%”.

Po ashtu, thuhet se janë konfiskuar 116 armë dhe municion mbi 10 mijë e 800 copë të llojeve të ndryshme. /Insajderi.com