Asociacioni mbetet kërkesa kryesore e palës serbe në dialog me Kosovën

Asociacioni mbetet kërkesa kryesore e palës serbe në dialog me Kosovën

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kërkesa kryesore e palës serbe për të vazhduar dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve midis  Kosovës dhe Serbisë, transmeton Insajderi.

Siç raporton e përditshmja serbe “Danas”, komuniteti ndërkombëtar i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë thënë  se ky asociacion duhet të formohet, por që autoriteti i të dy palëve duhet të bien dakord mbi modalitetet.

“Kjo u konfirmua gjatë vizitës së fundit në Kosovë nga i Dërguari Special i BE për Dialog Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan Matthew Palmer”, ka shkruar media serbe.

Më tej thuhet se pala kosovare kërkon respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2015, i cili vuri në dukje se më shumë se 20 dispozita të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas marrëveshjes, fjala e fundit në Statutin e Komunitetit jepet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Kosova ka një argument të fortë në atë kërkesë, pasi që 92 për qind e popullsisë është shqiptare, ndërsa Kushtetuta e Kosovës përmban një dispozitë që parandalon miratimin e ligjeve që janë në kundërshtim me interesat e atyre tetë për qind të qytetarëve të tjerë, anëtarë të pakicave, përfshirë serbët e Kosovës”, është shkruar me tej në artikullin e kësaj media./Insajderi.com