Ish-ministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka reaguar ditë më parë në Facebook, kur u bë publike aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale.
Reagimi i anëtarit të LDK-së u komentua shumë nëpër rrjetet sociale, pasi në shkrimin e tij Haraqija në Facebook, thuhej se “unë jam Hashim Thaçi”.
“Reagova, sepse u ndjeva keq kur ndodhi aktakuza”, tha Haraqija në Debat Plus, njofton Insajderi.
“Mund të bëjmë luftë për ide politike, por si shqiptar kam reaguar sepse jam ndjerë keq”.
Haraqija gjithashtu ka thënë se është e kotë të thuhet se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por vetëm një person.
“Hashim Thaçi identifikohet si kryetar i Kosovës sot. Kryetari i Kosovës po shkon në burg kanë me thanë”./Insajderi.com