Haraqija në përkrahje

Astrit Haraqija: Unë jam Hashim Thaçi

Astrit Haraqija, pasi një herë ka ndalur vetën, sepse “s’kam dasht mu marrë me folklor”, sot ka shkruar një status në përkrahje të presidentit Hashim Thaçi.

Astrit Haraqija: Unë jam Hashim Thaçi

Ish-ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe njeri i afërt me ish-presidentin Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija, me anë të një statusi në Facebook ka dalur në mbrojtje të presidentit, Hashim Thaçi, të cilit i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Për shkak të paqartësisë në strukturën e fjalive dhe gabimeve të mëdha drejtshkrimore, është vështirë të kuptohet se çfarë saktësisht ka dashur të thotë ish-ministri.

Megjithatë është një frazë brenda tekstit, mjaftueshëm e kuptueshme, ku Haraqija shkruan se “unë si shqiptar jam Hashim Thaçi”.

Gjithashtu Haraqija vazhdon duke shkruar se me akuzat ndaj Thaçit i bëhet qejfi armikut.

Ky është statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i anëtarit të LDK-së:

Sinqerishtë skam dashtë mu marrē me folklor si njē pjesë,njeriun që ka luftu zoti Thaqi mese shumēti ka qenë Presidenti Rugova pas tijē ska tjeter pērveq meje deri 2006 kuptohet politikishtë ,por kete moment une si shqiptarë jam Hashim Thaqi , a ka bo a ska bo jam i sigurt që se keni provu lekurë si une , por bollë bre nuk është ferr ketë kohē mi ra, I madhi falē , i madhi leshonë rrugē, kujë bre po ja bojim qefin për inate personale, ARMIKUT. Hera parë pas 2000 vjete jemi shtet…..