“Ata që e këshilluan Hotin ta përmend reciprocitetin, duan ta varrosin politikisht”

“Ata që e këshilluan Hotin ta përmend reciprocitetin, duan ta varrosin politikisht”

Kushto qofshin këshilltarët e Avdullah Hotit që e kanë këshilluar ta përmend reciprocitetin me Serbinë, ata duan “ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve”, ka thënë profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, njofton Insajderi.

Hoti, në një konferencë për media që pati bashkë me përfaqësuesit e Luginës tha se Qeveria e tij e pati hequr reciprocitetin, por vetëm nëse vjen njohja për Kosovën, ndryshe do ta kthejë prapë.

Por, sipas Latifit, kjo s’do duhej të përmendej fare.

“Ata që e kanë këshilluar Avdullah Hotin që ta përmend reciprocitetin me Serbinë ose janë krejtësisht të padijshëm ose janë të tillë që duan ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve”, ka shkruar Latifi në Facebook.

“Avdullah Hoti erdhi në pushtet sepse premtoi heqjen e reciprocitetit dhe sot askush nuk i beson se nesër do ta bëj të kundërtën”.

Çështja e reciprocitetit me Serbinë në aspektin tregtar ishte edhe një nga çështjet më ndarëse në mes të Vetëvendosjes e LDK-së atëherë në koalicion qeverisës. Madje kjo përmendej edhe si shkaku kryesore për prishje koalicioni.

LDK-ja atëbotë mbante qëndrimin se reciprociteti duhet të hiqet, sepse është kërkesë e miqve ndërkombëtarë dhe në të kundërtën do prishte raportet bilaterale të Kosovës me partnerët e saj strategjikë./Insajderi.com