Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova me heroinën e saj, Majlinda Kelmendi e bëri atë që shumë vende të botës nuk e kanë bërë.
“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë”, ka thënë Mustafa.
“Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim. T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik.
Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!”. /Insajderi.com