Atentat në Elbasan. I sulmuari shpëto në saje të fatit.

Në Elbasan është sulmuar me armë zjarri biznesmeni Petrit Çarçiu i cili ishte sëbashku me djalin në makinë. Rastin në polici e ka njoftuar vetë biznesmeni, njofton Insajderi.
Policia konfirmon se ata kanë shpëtuar për mrekulli dhe se plumbat e kanë goditur makinën e biznesmenin në fjalë.
Policia e Elbasanit thotë se ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të atentatit të dështuar, njoftojnë burimet e Lapsi.al