Atentat në Shkodër, plagoset një person

Atentat në Shkodër, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në sheshin “Isa Boletini” në Shkodër.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i personit të plagosur, por raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ai ka qenë në një nga lokalet e zonës kur është qëlluar disa herë me pistoletë.