Atentati kundër Oliver Ivanoviqit ishte kryer nga kriminelë mirë të organizuar, kush janë ata?

Atentati kundër Oliver Ivanoviqit ishte kryer nga kriminelë mirë të organizuar, kush janë ata?

Ivanoviqin thuhet se u qëllua me armë derisa ai po hynte në ambientet e partisë së tij. Në publik as pas më shumë se një viti nuk dihet kush e vrau atë.

Madje as motivet që e çuan atë grup mirë të organizuar kriminal që të kryente këtë atentat që e ka bërë këtë pjesë të vendit edhe më të pasigurt se më parë.

Se si ndodhi atentati e mësoni më gjerësisht në Indoks.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet problemit të Veriut që edhe pak ditë do të përballet me zgjedhjet që dihet që do ti fitojë Lista Serbe.

Serbët e tjerë, që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, frikësohen t’i konkurrojnë asaj, kurse Vetëvendosja e PDK-ja po marrin pjesë në zgjedhjet që dihet që nuk mund t’i fitojnë. E zgjedhjet edhe mund të dështojnë, ani pse do të shpenzohen qindra-mijëra euro në to./ Insajderi.com