Atentati ndaj pronartit të televizionit -Vdes 47 vjeçari Kastriot Reçi

Atentati ndaj pronartit të televizionit -Vdes 47 vjeçari Kastriot Reçi

Një  ngjarje e rëndë kriminale tronditi qytetin e Rreshenit rreth orës 11:10 këtë të martë. Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qendër të qytetit, në afërsi të një lokali.

Vizion Plus mëson se personi të cilit I është bërë atentat, është Kastriot Reçi, personazh I njohur ne Rreshen.

Ai është pronar i televizionit lokal “Media Plus” në Lezhë.

Kastriot Reci nuk mundi ti mbijetoje plageve të marra nga arma e zjarrit duke gjetur vdekjen.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve.