ATK anulon konkursin për tre zëvendësdrejtor

ATK anulon konkursin për tre zëvendësdrejtor

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se e  ka anuluar konkursin për tre pozita për zëvendësdrejtorë.

Sipas njoftimit të ATK-së, konkursi është anuluar për zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Operacione, zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Programe dhe Procedura dhe zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Mbështetjen për Programe dhe Procedura.

Mirëpo në njoftimin e ATK-së nuk sqarohet se pse është anuluar konkursi.