fbpx

ATK kërkon nga stafi të zgjedhin mes punës në këtë institucion dhe politikës

ATK kërkon nga stafi të zgjedhin mes punës në këtë institucion dhe politikës

Zyrtarët e ATK-së që kanë poste politike ose janë të kyqur në politike në mënyrë aktive, deri me 16 shtator kanë hapësirë për t`u deklaruar nëse duan të punojnë në ATK apo të vazhdojnë me politikë. Të dyajt mundësit nuk do t`i kenë. Këtë zyrtarisht ua ka kërkuar drejtori i përgjithshëm Ilir Murtezaj.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka kërkuar nga punëtorët e saj që kanë poste politike dhe ata që duan të marrin pjesë aktivisht në jetën politike, sidomos tash në këtë kohë aderimesh e fushate zgjedhore, të deklarohen zyrtarisht se cilën rrugë do të ndjekin.

Ata nuk do të mund të jenë pjesë e ATK-së dhe poliktikës në të njëtën kohë, pasi që ligji për shërbimin civil nuk ua lejon.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, për mes një letre dërguar stafit u ka kërkuar atyre të dekarohen zyrtarisht deri me 16 shtator se cilën rrugë do të ndjekin. Insajderi ka siguruar këtë dokument,

“Përmes kësaj shkrese dëshiroj të ju njoftoj për obligimet që kemi si staf i ATK-së karshi ligjit të ri, dhe njëkohësisht të kërkoj nga të gjithë zyrtarët të cilët kanë poste politike ose janë të kyqur në mënyrë aktive në parti politike që më së voni deri me 16 shtator 2019 të deklarohen me shkrim dhe të përcaktohense a dëshirojnë të vazhdojnë punën në ATK apo te merren aktivisht me politikë dhe të poste drejtuese në parti politike”, thuhet në këresën e siguruar nga Insajderi.

Sipas kësaj kërkese të punësuarit në ATK kanë obligim ligjor që të vendosin ndërmet pozitës që mbajnë në ATK dhe postit në një pozitë drejtuese në një subject politik.

“Nënpunësit civil  me përjashtim të nënpunësve të kategorisë së lartë drejtuese, mund të janë anëtarë të aprtive politike por nuk mund të jenë anëtarë të organizatave drejtuese  (qendrore dhe lokale) në një parti politike”, thuhet në kërkesë.

Pas deklarimit që kërkohet ATK-ja sipas autoritetit ligjor që ka do të jetë e detyruar të ndërmarrveprime ligjore për të identifikuar rastet e tilla dhe më pastaj varësisht të gjeturave,

“Drejtori i përgjithshëm do të veproj në bazë të dispozitave të ligjit për zyrtarë public, duke liruar nga shërbimi civil gjegjësisht duke ia ndërprerë  marrëdhënien e punës secilit zyrtar për të cilin konstatohet se ësgtë anëtar i organizatavedrejtuese në një subject politik”, thuhet në kërkesë.