ATK njofton qytetarët rreth kuponave fiskal

ATK njofton qytetarët rreth kuponave fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ATK aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal fillon nga data 01 prill 2017 deri me 30 prill 2017.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, thuhet në njoftim.