‘Atlantik më kërkoi bashkëpunim’, Kompania përgënjeshtron deputetin Kujtim Gjuzi: Nuk e njohim

‘Atlantik më kërkoi bashkëpunim’, Kompania përgënjeshtron deputetin Kujtim Gjuzi: Nuk e njohim

Deputeti Kujtim Gjuzi tha se kompania e orës “Atlantik” i ka kërkuar bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.

‘Atlantik më kërkoi bashkëpunim’/ Kompania përgënjeshtron deputetin Kujtim Gjuzi: Nuk e njohim Kujtim Gjuzi dhe ora “Atlantic” 10 Maj, 2019 15:58

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deputeti Kujtim Gjuzi ka folur edhe për orën “Atlantik” që ai mban në dorë dhe e vendos vetëm për raste të veçanta.

Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar. Gazetari i Dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë “Atlantic Watch” në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.

Përgjigja e kompanisë së orëve

“I nderuar Isa Myzyraj! Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për dritare.net.