Atmosfera e “Dardanëve” brenda stadiumit “Doosan Arena”

Atmosfera e “Dardanëve” brenda stadiumit “Doosan Arena”

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, janë futur brenda stadiumit “Doosan Arena” në Plzen rreth një orë para fillimit të takimit Republika Çeke – Kosova.

Me brohoritjet “Duam fitore”, tifozët kosovarë kanë krijuar atmosferë brenda stadiumit.

Ndeshja ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës është e vlefshme për grupet e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”. /Insajderi.com