fbpx

ATOM rrezikon shuarjen në mungesë të përkrahjes financiare nga qeveria

ATOM rrezikon shuarjen në mungesë të përkrahjes financiare nga qeveria

Instituti ATOM, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, është bërë anëtare e Rrjetit Evropian për Përkrahjen e Talenteve (European Talent Support Netëork – ETSN) së bashku me 28 organizata të tjera të vendeve të ndryshme evropiane.

“Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për një organizatë nga Kosova, e cila bën punë profesionale të krahasueshme me organizatat homologe evropiane, megjithëse me resurse shumë të kufizuara financiare, infrastrukturore e profesionale. Për dijeni, vet ECHA është organizatë evropiane, e cila mbanë statusin e organizatës konsultuese në kuadër të Këshillit të Evropës”, thuhet në një komunikatë nga ky institut.

Kjo është arritja e dytë e ATOMI-t në nivel ndërkombëtar, meqë para dy vitesh edhe MENSA, organizata më e madhe ndërkombëtare që merret me personat me inteligjencë të jashtëzakonshme në botë, e cila ka shtrirje në më shumë se 100 vende të botës, kishte konfirmuar se i njeh dhe i certifikon praktikat, instrumentet dhe rezultatet e ATOMI-t., thuhet në komunikatë.

Megjithatë, ATOM thotë se ky institut rrezikon shuarjen për shkak të mungesës së përkrahjes financiare nga institucionet e vendit.

“Pavarësisht punës së mirë që ka bërë ATOMI që nga viti 2011 në funksion të identifikimit dhe përkrahjes së nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë dhe pavarësisht se puna e ATOMI-t pranohet e çmohet edhe në nivel evropian e ndërkombëtar, ATOMI tashmë rrezikon ta shuaj aktivitetin e vet për shkak të mungesës së përkrahjes financiare nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)”.

Sipas drejtorit të ATOM, Jusuf Thaçi, “shuarja e ATOMI-t do të ishte një humbje e madhe për Kosovën, përkatësisht për kategorinë e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, të cilët kanë nevojë të identifikohen e të përkrahen, në mënyrë që ta zhvillojnë potencialin e tyre dhe pastaj t’i kontribuojnë zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit dhe shoqërisë sonë në të ardhmen”./Insajderi.com

Displaying European_Talent_Point_ATOMI_Certificate.jpgDisplaying European_Talent_Point_ATOMI_Certificate.jpgDisplaying European_Talent_Point_ATOMI_Certificate.jpgDisplaying European_Talent_Point_ATOMI_Certificate.jpgDisplaying European_Talent_Point_ATOMI_Certificate.jpg