Audio-incizime | Si vepronin aktivistët e VV-së me ndërmarrjen publike në stilin e Adem Grabovcit

Audio-incizime | Si vepronin aktivistët e VV-së me ndërmarrjen publike në stilin e Adem Grabovcit

Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ishin përfshirë në një aferë pazaresh me pronën komunale në stilin e Adem Grabovcit.

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Banesore në Prishtinë, Nexhat Kryeziu dhe ish- kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Liridon Latifi kishin vendosur që ta anulojnë një konkurs për dhënien me qira të lokaleve afër Katedralës në Prishtinë për shkak se, dy të preferuar të tyre nuk kanë arritur të përfitojnë në konkurs. Insajderi kishte siguruar një audioincizim në të cilin dëgjohen duke folur Kryeziu e Latifi. Incizimi ishte para disa vitesh në zyrën e Kryeziut në Prishtinë.

Në bisedë më shumë flet Liridon Latifi, i cili aso kohe ishte anëtarë i Bordit. Ai, i bënë kërkesa dhe i jep sugjerime Kryeziut se si duhet të veprohet. Thotë se duhet t’i bëhet e qartë edhe Shpend Ahmetit, me këtë veprim.Njerëzit e tyre sipas audioincizimit janë një person i quajtur Ertan dhe një person që i referohen si Polloshka. Ata, nuk kishin arritur të marrin pikë të mjaftueshme në konkurs.

Në bisedën e incizuar, Nexhat Kryeziu e pyet Liridon Latifin se a “të ka ec ndonjë”. Latifi ishte ankuar për dy të preferuarit e tij.

“Jo që s’më kanë ec mu, po kqyre… (s’kuptohet), Polloshka është aktivistë edhe firma e tij ku punon, përnime na ka ndihmu, le ta din me Shpend, le ta dinë me krejt, qyky me lodra, qyky duhet me ec”, thotë kryetari i Bordit të Ndërmarrjes.

Latifi, thotë se nëse nuk ec Polloshka, atëherë është i pajtimit që të rrëzohet i gjithë konkursi dhe të rishpallet tjetri. Ai, përmend edhe personin e quajtur Ertan. Këta dy njerëz sipas tij ju kanë ndihmuar, dhe për këtë arsye duht shpërblyer.

“Nëse nuk ec qyky, unë jam për me rrëzu krejt o burrë edhe nëse nuk ec Ertani, dy njerëz o burrë që të ndihmojnë edhe që i ki tut, mos me mujt ti mi shti, a din është tmerr. Unë po thom nëse, nëse muni me fol me atë çikën qita dy mi ec përpara, me ia shtu pikët dikund, në Plan Biznesi diku dikund, mirë, nëse jo, definitivisht nuk…, masanej nuk ka kuptim kjo farë pune”, thotë Latifi/InsajderiInDoks