Auditori i Përgjithshëm dërgoi 52 lëndë te Prokurori i Shtetit sivjet nën dyshimet për mashtrime

Auditori i Përgjithshëm dërgoi 52 lëndë te Prokurori i Shtetit sivjet nën dyshimet për mashtrime

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës ka dërguar në Prokuorinë e Shtetit 52 lëndë gjatë vitit 2021 – me dyshimin se përmbajnë elemente potenciale të mashtrimit, përcjell Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e cila ka theksuar se 40 për qind e buxhetit të shtetit shpenzohet përmes procedurave të prokurimit publik – e që fokus i Auditorit duhet te kjo fushë.

Sipas saj, çdo vit përsëriten mangësitë e njëjta te prokurorimet, që nga fillimi i inicimit të procedurave të tyre e deri te menaxhimi i kontratave dhe realizimi i projekteve.

“Ne në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, për të quar përpara këtë procesin që të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin të vihen para drejtësisë, në baza vjetore dërgojmë një numër të lëndëve tek prokurori i shtetit, mirëpo ato janë informacione që përmbajnë elemente potenciale të mashtrimit.

Këtë vit kemi dërguar 52 lëndë tek Prokurori i Shtetit por në total që nga themelimi i zyrës kemi dërguar 92 lëndë. Këto janë raste që ne mendojmë se ka elemente potenciale për mashtrim”, ka thënë Spanca në KTV./Insajderi.com