Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga për një mijë euro, kërkesa nuk i aprovohet

Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga për një mijë euro, kërkesa nuk i aprovohet

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.

Këtë kërkesë Spanca e ka bërë të enjten, gjatë raportimit në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kërkesa e auditores me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja, është shtyre deri në javën e ardhshme kur pritet të bëhet një analizë e pagave për institucionet e ngjashme.

“Për shkak të rrethanave ekonomike kam menduar që do të ishte e drejt paga ime të jetë më e ulët dhe në proporcion me pagën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Spanca gjatë paraqitjes së kërkesës në këtë komision parlamentar.

Një kërkesë e tillë është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kanë kritikuar Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik./Insajderi.com