
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, do të raportojë të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Raportimi fillon nga ora 10:00, ku auditorja do të iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Agjenda e komisionit.
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverabalit të mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 15.09.2021;
3. Raportim i Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës;
4. Votimi i Raportit Financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021;
5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
6. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020;
7. Të ndryshme.
Auditorja që kërkoi uljen e pagës:
ora Spanca ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.
Kërkesa për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive.
Por, kritikuan Qeverinë e Kosovës që nuk po miraton Ligjin për Pagat. /Insajderi.com