Austria i hapë kufijtë ajrorë për Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Austria i hapë kufijtë ajrorë për Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Austria i ka hequr ndalesat e fluturimeve për shkak të Coronavirusit me 18 vende të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, duke filluar nga data 1 gusht, njofton Insajderi

Avionët lejohen të ulen përsëri nga të gjitha shtetet, por ata që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të tregojnë një test PCR negativ.

Për vendet si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti nga 16 korriku Austria i ka ndaluar të gjitha fluturimet

Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpriti heqjen e ndalimeve të fluturimeve, gjë që do të çonte në një ndryshim të fluksit të udhëtimit dhe do të dëmtonte Austrinë si një vend biznesi dhe turizmi.

Me rregullat e aplikueshme të hyrjes, “garantohet siguria më e madhe e mundshme dhe liri më e mirë e mundshme e udhëtimit”, transmetojnë mediat austriake./Insajderi.com