Austria kërkon siguri ekonomike që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër

Austria kërkon siguri ekonomike që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër

Ka 5 vjet që qeveria po provon ta bindë shtetin austriak që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër, por ende nuk ka asgjë konkrete, raporton KTV.

Për këtë, ministri i Diasporës tha se kompanitë austriake po frikësohen nga pasiguria ekonomike.

Ministri Dardan Gashi, gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar, tha se si qeveri kanë propozuar që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, të hyjnë në dorëzani me kompanitë austriake, që në rast të vonesave, të jetë qeveria ajo që i merr përsipër përgjegjësitë financiare.

Ndërsa, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ia ka kujtuar Gashit që kanë kaluar disa vite që nga propozimi që Austria ta ndihmojë Kosovën ashtu sikurse edhe për kodin telefonik.

Në këtë komision u diskutua edhe për regjistrimin e diasporës si dhe numrin e vogël të votuesve në diasporë, për çka patën kritika deputetët në këtë komision.