Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, priti në selinë e partisë Ambasadorin e Austrisë në republikën e Maqedon" />

Austria mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane

Austria mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, priti në selinë e partisë Ambasadorin e Austrisë në republikën e Maqedonisë së veriut Georg Woutsas.

Në takim u bisedua për betejën me pandeminë COVID-19 që po përshkallëzohet edhe në nivel global, çështjet aktuale politike, për procesin e integrimit të vendit në Unionin Evropian dhe zhvillimin ekonomik.

Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e procesit integrues dhe potencoi se PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke vënë në pah se procesi Euro-Atlantik bashkë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik është edhe përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në fjalën e tij, ambasadori Woutsas potencoi mbështetjen e Austrisë në përcaktimin Euro-Atlantik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Gjithashtu ai u shpreh që ambasada austriake do të mbështesë në vazhdimësi vendin për realizimin e reformave të nevojshme që mundësojnë funksionomin e shtetit konform vlerave demokratike perëndimore.

Në bisedim e sipër, palët u pajtuan që rruga Euro-Atlantike dhe zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut por edhe Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për vendin. /Insajderi.com