Autokrati humanist, Erdogan: Do ndërtojmë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti

Autokrati humanist, Erdogan: Do ndërtojmë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu.

Deri tani janë disa shumë të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro dhe Balfin Group me 1.2 mln euro.