Autoritetet serbe ndalojnë edhe dy zyrtarë serbë – reagon Haradinaj

Autoritetet serbe ndalojnë edhe dy zyrtarë serbë – reagon Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se në pikën kufitare Dheu i Bardh janë ndaluar nga autoritetet serbe dy këshilltarët e tij, Srdjan Jovanoviq dhe Srecko Spasiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky veprim është i papranueshëm raporton Gazeta Insajderi.

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se keqtrajtimet dhe ndalesat e tilla janë provokime të Serbisë.

“Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka përfunduar Haradinaj. /Insajderi.com