Për shkak të gjendjes me pandeminë, qeveria nuk po lejon mbajtjen e provimeve për leje të vozitjes. Autoshkollat janë kundër këtij vendimi.
Federata e Autoshkollave të Kosovës ka organizuar protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve.
Rreth 100 vetura të auto-shkollave, kana defiluar nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.
Milaim Kërqeli njëri nga organizatorët, thotë se po iu bëhet e padrejtë që nuk po u lejohet të punojnë.
Ai tha se për katër muaj që nuk kanë punuar kanë pësuar humbje të mëdha.
Kërqeli tha se kanë dërguar kërkesat të shumta të ministri përkatëse por nuk kanë marr ndonjë përgjigje.