
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar 400 kilogramë mish gjedhi në fshatin Gurrakoc të Istogut të martën.
Kjo pasi mishi nuk i plotësonte kushtet për konsum.
Sipas policisë, gjatë një kontrolle është ndaluar i dyshuari që e bartte mishin dhe është gjetur se i njëjti nuk posedonte dokument përcjellës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-it.
Rasti në polici është hapur si “Vënie në qarkullim e produkteve ushqimore me prejardhje të dyshimtë”./Insajderi.com