AUV-i mbyll dy lokale në Gjakovë, nuk respektohej distanca dhe numri i njerëzve ishte i lartë

AUV-i mbyll dy lokale në Gjakovë, nuk respektohej distanca dhe numri i njerëzve ishte i lartë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë po vazhdojnë inspektimet në vend me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID, njofton insajderi.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Inspektoriati sanitar i AUV-it ka mbyllur dy lokale në komunën e Gjakovës si pasojë e mosrespektimit të këtyre masave.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Inspektorati Sanitar i AUV sonte ne Gjakove për shkak te mos respektimit te masave Covis-19 mbylli dy lokale si raste recidiviste. Pas disa vërejtjeve dhe gjobave te shqiptuara, subjektet u mbyllen”, deklaroi Thaçi për “Zërin”.

Ai theksoi se brenda lokaleve nuk ishte duke u respektuar distanca dhe kishte numër të madh të personave brenda.

“Brenda tyre kishte mos respektim te distancës, numër te madh te personave brenda dhe mbajtjeje te muzikës live. Po ashtu ndaj një subjekti është shqiptuar një gjobe”, potencoi zëdhënësi i AUV-it.

Thaçi ritheksoi se “Kontrollet janë duke vazhduar ne bashkëpunim mes Policisë se Kosovës dhe inspektoratit Sanitar te AUV zyra regjionale Peje”./Insajderi.com