Avancohet Migjen Kelmendi, bëhet “admin” i Facebook-ut të Kadri Veselit

Avancohet Migjen Kelmendi, bëhet “admin” i Facebook-ut të Kadri Veselit

Katër muaj pas anëtarësimit në Partinë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi është ngritur në detyrë brenda partisë.

Kelmendi, nga sot do të udhëheq me rrjetet sociale të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai u emërua Shef i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale të PDK-së të mërkurën, me vendim të Kryesisë së partisë.

Kështu “Ikonës së Prishtinës” do t’i dalë punë edhe me menaxhimin e profilit në Facebook të Kadri Veselit, shefit të tij. Profili i kreut të PDK-së është më i ndjekur edhe se sa faqja zyrtare e partisë, raporton Insajderi.

Kelmendi u zgjodh anëtar i Kryesisë së PDK-së rreth një muaj më parë.

Solisti i rok-grupit “Gjurmët” do të vazhdojë të mbetet aktiv në politikë, megjithëse nuk arriti të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit. /Insajderi.com