Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës, pas qëndrimit dyditor në Bruksel, në kuadrin e procesit të dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti, përmes rrjetit social Facebook, ku është shprehur se më të zbritur në aeroport, i është nënshtruar kontrollës rutinore për shkak të pandemisë Covid-19.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm”.
Hoti ka falënderuar në fund stafin mjekësor si dhe ka bërë thirrje që te respektohen masat e parandalimit te virusit Covid-19./Insajderi.com