Avdullah Hoti beson se Rugova nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Avdullah Hoti beson se Rugova nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Avdullah Hoti beson se deputetja e zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Teuta Rugova, nuk do ta votojë kandidatin e koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinajn.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se Rugova ka premtuar se nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër, dhe do t’i qëndrojë besnike qëndrimeve të koalicionit LAA.

“Ajo ka votuar pro kërkesës së PDK-së për t’u shtyer senca për dy orë, por që nuk ka mjaftuar që seanca të shtyhet. Unë pres, ashtu siç ka bërë të nesërmen kur është kthyer prapë në seancë, se do ta respektojë qëndrimin e LDK-së karshi këtyre proceseve”, ka thënë Hoti për kanalin televiziv Tribuna. /Insajderi.com