Avdullah Hoti dënon sulmin ndaj gazetarit Olluri

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se “Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është sulm ndaj medias së lirë. Kushdo që mund të ketë pasur mospajtime me z.Olluri, është dashur të shfrytëzojë rrugët ligjore që shpesh janë të gjata por në fund vendoset drejtësia”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se ky sulm tregon sfidat që kemi ne si shoqëri në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe shtetit funksional.

“Organet përgjegjëse duhet shpejtë të identifikojnë përgjegjësit për këtë sulm dhe të ndërmarrin masat në përputhje me ligjin”, ka përfunduar Hoti. /Insajderi.com