Avdullah Hoti dhe Mimoza Kusari-Lila nuk e duan Kadri Veselin shef për vizitën në Washinton

Avdullah Hoti dhe Mimoza Kusari-Lila nuk e duan Kadri Veselin shef për vizitën në Washinton

Deputetët e opozitës, s’e pranojnë shef të delegacionit Kadri Veselin, gjatë vizitës në Washington. Zyrtarisht u njoftua se do të shkojnë  bashkë në SHBA.

Kjo u bë përmes një deklarate nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kur njoftuan se ai do të udhëtoj për në Amerikë.

Në këtë njoftim, thuhet se pjesë e delegacionit do të jenë edhe Avdullah Hoti e Mimoza Kusari Lila.

Por, këtë të hënë ka reaguar vet Avdullah Hoti. Shefi i deputetëve të LDK-së, ka thënë se ai nuk është pjesë e ndonjë delegacioni në Washington.

Hoti i LDK-së thotë se nuk  ka udhëtuar bashkë me Kadri Veselin për në SHBA.

“Në këtë Forum, unë e përfaqësoj Grupin Parlamentar të LDK-së që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. Nëse zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”

Për të njëjtë çështje është  deklaruar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Edhe ajo, si kolegu i saj në opozitë, ka bërë publike ftesën që iu është dërguar nga Komisionit i Kongresit Amerikan.

Aty thuhet ajo të marrë pjesë, në cilësinë e deputetes së opozitës në Kuvendin e Kosovës.

E këtyre deklaratave, u ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

I njëjti është shprehur se të gjithë këta pjesëmarrës duhet të përfaqësojnë Kosovën, e jo partitë e caktuara politike.

Veseli e dy deputetë do të qëndrojnë në SHBA për tre ditë. Derisa në këtë program, do ketë më shumë se 15 parlamente.