Avdullah Hoti e quan “katastrofal” kabinetin e Qeverisë Haradinajt

Avdullah Hoti e quan “katastrofal” kabinetin e Qeverisë Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se kërkuan të votohet menjëherë të votohet Qeveria e Kosovës ndërsa ka akuzuar Kadri Veselin se ka shkelur Rregulloren pse nuk lejoi të votohet për mocionin e opozitës.

 

“Kjo është Qeveri fatkeqe. Themelimi i institucioneve po varet kryekëput prej Beogradit”, ka thënë Hoti.

“Me kabinetin katastrofal normalisht që ne mund të bëjmë debat një javë por dëshirojmë të tregojmë qartë se votimi i kësaj Qeveria varet nga Beogradi”, ka thënë Hoti.