
Avdullah Hoti do të rikthehet në Fakultetin Ekonomik, por jo për të ligjëruar apo për konsultime me studentët.
Ai do të marrë pjesë në rolin e kryeministrit të Kosovës në konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës.
“Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik: Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është tema që do të trajtohet në këtë ngjarje shkencore.
Kjo konferencë fillon nga ora 10:30. /Insajderi.com