Avdullah Hoti me apel për qytetarët

Avdullah Hoti me apel për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka apeluar sërish për qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe si rrjedhojë t’i ruajnë edhe të tjerët, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Hoti, ka shpërndarë një video të cilën e ka shoqëruar me porosinë “Kujdesu për veten dhe të tjerët”, ku brenda videos ai ka treguar shembuj për gjendjen e tmerrshme që mund të shkaktojë Covid-19.

Avdullah Hoti, që nga koha kur ka filluar rritja e numrit të të  infektuarve me Covid-19, ka apeluar vazhdimisht qytetarët e vendit për kujdes./Insajderi.com