Avdullah Hoti: Ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan – Plavë

Avdullah Hoti: Ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan – Plavë

I ndikuar nga reagimet dhe kritikat e shumta rreth zhvillimeve të fundit në ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se përkundër zhurmave në studio televizive dhe pa u ndikuar nga to, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan – Plavë.

Tutje Hoti ka shtuar se zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve.

Për këtë duhet punë, angazhim dhe respektim të normave ligjore./Insajderi.com