Avdullah Hoti nga sot në Uashington

Avdullah Hoti nga sot në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të hënën ka udhëtuar për në Uashington.

Ai sot do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tri ditë para takimit të iniciuar nga emisari special i Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell.

Kosova më 4 shtator takohet me një delegacion nga Serbia – është thënë më parë nga Grenell se çështje diskutimi do të jenë temat ekonomike, njofton Insajderi.

Bashkë me Hotin kanë udhëtuar edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Para takimit në Uashington, Hoti ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.

Takimi ishte papararë të zhvillohet më 2 shtator, por për shkaqe ‘planifkimi’ ishte shtyrë për datën 2 shtator.

Më parë takimi i 27 qershorit ishte anuluar për shkak se katër ditë më parë, Gjykata Speciale kishte ngritur propozim-aktakuzë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /Insajderi.com