Avdullah Hoti nga Uashingtoni zotohet se nuk do të ketë kufizime buxhetore për komunat

Avdullah Hoti nga Uashingtoni zotohet se nuk do të ketë kufizime buxhetore për komunat

Kryetarët e komunave janë pajtuar që të mos pranojnë kufizime buxhetore për vitin 2021. Por, kryeministri Avdullah Hoti, është zotuar se nuk do të ketë ndryshime të linjave buxhetore sa i përket funksionimit financiar të komunave.

Por, Gazeta Online Insajderi.com, mëson se është zhvilluar një bisedë telefonike në mes kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili ndodhet në Uashngton dhe Drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në këtë bisedë është thënë se minusi i mjeteve financiere për vitin 2021 për komuna do të kompenzohet përmes krijimit të një fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike për komunat.

Po ashtu për komunat e vogla do të ketë një grant shtesë sikurse e kanë pasur vazhdimisht.

Zotimi i Kryeministrit, Avdullah Hoti, ishte që buxheti total për komuna do të jetë i njejtë në vitin 2021 ashtu siç është në vitin 2020, raporton Insajderi.

Kryetarët e komuanve kanë njoftuar të mërkurën se nuk do të pajtohen që të ketë ulje mbi 32 milionë euro për komunat në përgjithësi.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova është përfshirë në një krizë ekonomike si kundërpërgjigje Qeveria ka dy mekanizma financiare; Pako Emergjente dhe Pako për Rimëkëmbje Ekonomike. /Insajderi.com