Avdullah Hoti: Nuk ka dialog teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar se nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë.

Avdullah Hoti: Nuk ka dialog teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se nuk ka dialog Teknik me Serbisë

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkroi Hoti.

Ky reagim i Hotit vjen disa ditë pasi u takua në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kosova po kërkon që dialogu të ketë objektivë njohjen finale të Kosovës nga Serbia dhe jo çështje teknike për të cilat Kosova dhe Serbia kanë negociuar gjatë.  /Insajderi.com/