Kryeministri optimist

Avdullah Hoti: Qëllimi i dialogut është njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se fundi i procesit të dialogut do të jetë njohje reciproke. Çdo gjë tjetër nuk ka kuptim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Avdullah Hoti: Qëllimi i dialogut është njohja reciproke

Në emisioni Presing në Televizionin T7, kryeministri i Kosovës ka thënë “se fundi i këtij procesi të dialogut ka vetëm një qëllim: njohjen reciproke. Për këtë gjë po futemi në këtë proces”, njofton Insajderi.

“Lidhur me këtë qellim kemi edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Në takimet e radhës përpos temave tjera, qëllimi final është njohja reciproke. Pa këtë arritje nuk ka kuptim fare ky proces”.

Më pas ai ka shtuar, se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe si e tillë do të del nga fundi i procesit të dialogut.

I pyetur se a i ka bashkërenduar qëndrimet me presidentin Hashim Thaçi? – Avdullah Hoti është përgjigjur “se më shumë se bashkërendim, ne veprojmë sipas kompetencave tona të cilat janë shumë të qarta. Me këtë qasje shkoj në Uashington. As nuk delegoj, e as nuk marrë kompetenca”. /Insajderi.com