Avdullah Hoti: Shkojmë me masa rigoroze, por nuk përjashtohet gjendja e jashtëzakonshme

Avdullah Hoti: Shkojmë me masa rigoroze, por nuk përjashtohet gjendja e jashtëzakonshme

Pas konsultimeve të shumta, me institucionet kredibile, kryeministri Avdullah Hoti, në konferencë për media ka thënë se kemi ardhur në përfundim se aktualisht do të vazhdojmë me masa rigoroze, por pa e përjashtuar gjendjen e jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

Gjatë konferencës Hoti u shpreh se “jemi në limite të kapaciteteve shëndetësore dhe për këtë kemi marrë masa shtesë për të riorganizuar potencialin shëndetësor në të gjitha drejtimet, si staf të ri, teste dhe shtretër”.

“Gjithashtu në kuadrin e këtij plani për menaxhimin e pandemisë kemi angazhuar policinë dhe inspektoratin për të shqiptuar gjoba për të gjithë ata që nuk respektojnë masat. Të angazhuar do të jenë edhe ushtria për të krijuar kushte teknike për të infektuar potencialë në të ardhmen”. /Insajderi.com