Avdullah Hoti takon përfaqësuesit fetarë. I njofton për gjendjen aktuale dhe i falënderon për kultivimin e frymës për tolerancë fetare.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot Kryetarin E Bashkësisë Islame të Kosovës, Z. Naim Tërnava dhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilët kanë biseduar rreth situatës në vend, njofton Insajderi.
Në njoftimin e kryeministrit Hoti, thuhet se pikat kyçe të takimit mbi te cilat u diskutua ishin gjendja dhe pasojat e pandemisë Covid-19, si dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike.
“Sot i takova prijësit fetarë, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), z. Naim Tërnava, dhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilët bisedova për gjendjen e përgjithshme në vend, veçmas për pasojat e pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike”.
Hoti më pas në njoftimin e tij tregon se i ka falënderuar bashkësitë fetare për kontributin e tyre në kultivimin e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, si dhe për respektimin e masave anti-Covid, nga bashkësitë fetare./Insajderi.com