Avdullah Hoti: Task-Forca ishte jokushtetuese

Avdullah Hoti: Task-Forca ishte jokushtetuese

“Taska-Froca kundër-korrupsionit ishte anti-kushtetuese”, deklaroi në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kjo pasi deputetët e opozitës kritikuan kreun e ekzekutivit për shuarjen e kësaj task-force.

“Dëshiroj të sqaroj para juve, lidhur me vendimin e Qeverisë që lidhet me ish Task Forcën. Çdo jurist besoj e ka të qartë, edhe student me qenë ende pa diplomu që vendimi i vitit 2010 është jo kushtetues. Shihni pikën e parë të këtij vendimi, i cili thotë që Qeveria i kërkon Prokurorisë të themeloj struktura të caktuara”, tha Hoti.

Përpos deputeteve të opozitës, kryeministri ka marrë kritika edhe nga partneri qeverisës, Ramush Haradinaj.

Madje kundërshtimet për shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion erdhën edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kishte shprehur kundërshtimin e tij për Qeverinë Hoti, duke thënë se “bëri një hap mbrapa në luftimin e korrupsionit”. /Insajderi.com