Avdullah Hoti uron shqiptarët për zgjedhjet në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas zgjedhjeve në Maqedoni.

Avdullah Hoti uron shqiptarët për zgjedhjet në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në Facebook pas zgjedhjeve nacionale në Maqedoni.

Hoti ka përgëzuar Maqedoninë për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, ndërsa tha se tha pret mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë për thellimin e bashkëpunimit

“Përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona. Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/