
Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe popullin e shtetit fqinjë për 29 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë.
Hoti ka uruar forcim të raporteve në mes dy shteteve, sidomos në rrugën euroatlantike.
“Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik”, ka shkruar ndër tjerash Hoti.
Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. /Insajderi.com
Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kam uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë…
Gepostet von Avdullah Hoti am Dienstag, 8. September 2020