Avdyli: E votoa Rimëkëmbjen Ekonomike për qytetarët, jo për LDK-në

Avdyli: E votoa Rimëkëmbjen Ekonomike për qytetarët, jo për LDK-në

Deputeti  i “rebeluar” në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tha se “e ka votuar për herë të gjashtë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.

Avdyli ka hedhur akuza mbi LDK-në, duke thënë se kanë drejtuar sharje e fyerje drejtë tij kur nuk e kishte nënshkruar thirrjen e seancës.

“Nënshkrimi pro thirrjes së seancës e cila bëhet me 40 nënshkrime nuk e pata nënshkruar, armata e trushpërlarëve militant në pozita e pa pozita në LDK nisën me akuza që me sharjet e fryrjet e tyre po ia kalojnë krejt militantëve të partive bashkë”, theksoi ai.

Avdyli tha se përkundër se projektligji “ka mangësi”, ai e ka votuar për “interesat e qytetarëve”.

Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike është votuar në lexim të parë  në përpjekjen e shtatë.  /Insajderi.com

Ligji për rimëkëmbje ekonomike kaloi në lexim të parë. Unë votova për 6-të herë pro. Edhe pse kam votuar pro ligjit ,…

Gepostet von Haxhi Avdyli am Montag, 12. Oktober 2020